21 janari, video ekskluzive e “Fiks Fare”

10/02/2011 21:00

Emisioni “Fiks Fare” ka publikuar mbrëmjen e sotme një video ekskluzive që tregon se si persona që pretendonin se ishin funksionarë të policisë, rrëmbyen një person për ta akuzuar si pjesëmarrës në dhunën e demonstratës së 21 janarit.

Videoja tregon katër ose pesë persona që zbresin nga një makinë me targa Kosove dhe që më pas rrëmbejnë shtetasin Ymer Murati, punonjës në një pikë karburanti, dhe e hipin me forcë në makinën e tyre.

Ngjarja është treguar për “Fiks Fare” edhe nga vetë Murati, i cili ka bërë të ditur se është mbajtur për disa orë në polici, e cila e akuzonte padrejtësisht se kishte objekte ofensive.

Top Channel