Tunizi, më shumë të drejta presidentit
09/02/2011 20:00
Kongresmenia Amerikane e plagosur me një plumb në kokë një muaj më parë, ka rifilluar të flasë, deklaroi shërbyesja e saj për CNN.
Gjendja e Zonjës Gabrielle Giffords është duke u përmirësuar vazhdimisht, ndërsa ditën e hënë ajo kërkoi gojarisht një tost, kur stafi i spitalit të Hjustonit ku është duke u kuruar, i solli ushqimin.
Kongresmenia shpëtoi mrekullisht nga një sulm ku gjashtë persona të tjerë humbën jetën, pasi një 22-vjeçar qëlloi në hyrjen e Parlamentit të Arizonës.
Janë shumë të pakët njerëzit që i mbijetojnë goditjes me një plumb në kokë, ndërsa janë edhe më të rrallë ata që shpëtojnë pa dëmtime nga kjo ngjarje.
Top Channel