Sudan i Jugut, ekzekutohet ministri
09/02/2011 15:30
Një ministër i qeverisë së Sudanit të Jugut u vra në mesditë me një plumb në kokë, ndërsa ishte brenda zyrës së tij në ministri, në kryeqytetin Juba.
Ministri i Zhvillimit Rural, Lemi Milla, u ekzekutua nga një ish-punonjës, lajmëroi një përfaqësues i Ushtrisë Popullore të Çlirimit të Sudanit.
Truproja dhe vrasësi u arrestuan në vendngjarje. Incidenti vjen vetëm dy ditë pasi rezultatet e referendumit konfirmuan shkëputjen e Sudanit të Jugut nga Sudani.
Pavarësia do të hyjë në fuqi në 9 korrik, pasi detajet e ndarjes me autoritetet e Khartumit të bisedohen.
Top Channel