SHBA, alarm maksimal për sulme terroriste

09/02/2011 17:30

Alarmi për një sulm terrorist në territorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është në statusin e tij më të lartë, për herë të parë që prej sulmeve të 11 shtatorit në vitin 2001.

Lajmin e bëri të ditur Sekretarja e Sigurisë së Brendshme, Janet Napolitano. “Rreziku i sulmeve terroriste me të cilin përballet vendi ynë është rritur ndjeshëm”, deklaroi ajo përpara antarëve të Kongresit.

Sipas saj, ekzistojnë prova se grupe brenda shtetit, të lidhura apo frymëzuara nga Al-Qaeda, janë duke planifikuar të godasin objektivat publikë apo shtetërorë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA