Real-Barca, biletat VIP mbi 1 000 euro

09/02/2011 16:45

Biletat VIP për klasiken e ardhshme në Spanjë midis Realit dhe Barcelonës do të kushtojnë më shumë se 1 000 euro.

Lajmin e raportoi e përditshmja sportive “AS”, e cila shtoi se bileta në vendet më të lirë do të kushtojë rreth 300 euro.

Reali është duke planfikuar që të shesë një paketë për vendet VIP, e cila do të kushtojë 2 200 euro në total dhe do të përfshijë katër ndeshje, së bashku me klasiken.

Ata që do të pajisjen me këtë paketë, do të jenë në gjendje të shohin edhe sfidat me Malagan, Hercules dhe Sportingun.

Me afrimin e ndeshjes, që do të zhvillohet në prill, pritet që çmimet të vazhdojnë të rriten edhe më shumë.

Stadiumi i Realit, Santiago Bernabeu, ka një kapacitet prej 80 mijë vendesh. 67 mijë bileta janë shitur si abonime për çdo ndeshje që në fillimin e sezonit.

Top Channel