Presidenti i ri i Nokia-s, Stephen Elop, i ka prezantuar një momo vartësve të tij, në të cilën situata e kompanisë cilësohet si kritike.
Në dokumentin e raportuar nga BBC në mesditë, Elop shktuante se kompania po qëndronte mbi një “platformë në flakë”, e rrethuar nga konkurrentë inovatorë, të cilët përpiqen t’i marrin pjesën e saj të tregut.
Në veçanti, ai shkruan se kompania është kapur e papërgatitur nga suksesi i sistemit operues i Google Android apo nga iPhone i Apple.
”iPhone i parë ka dalë në treg në vitin 2007, por ne ende nuk kemi arritur të krijojmë diçka të ngjashme me të”, i shkruante Elop bordit drejtues të kompanisë finlandeze.
”Android doli në skenë vetëm përpara dy vitesh dhe menjëherë na spostuan nga pozicioni ynë si lidera të shitjeve të smartphone. E pabesueshme”.
Sipas të dhënave, ndonëse Nokia vazhdon të kryesojë shitjet në tregun botëror, zotërimi i tregut ra nga 38% në vitin 2009 në 28% në vitin 2010. Elop shprehu shqetësim edhe për konkurrimin e tregut kinez, ku fabrikohen shumë Nokia të pavërteta me çmime shumë më të ulta.
Top Channel