Piktura 40 milionë dollarë

09/02/2011 12:15

Piktura e muzës që ndryshoi jetën e Pablo Pikasos dhe që ndikoi në prishjen e martesës së tij, është shitur në kryeqytetin britanik për më shumë se 40 milionë dollarë.

“La Lecture” u ble me telefon nga një person i panjohur, 6 minuta pas fillimit të ankandit në Sotheby`s të Londrës.

Kryevepra e piktorit spanjoll ka në qendër të dashurën e tij, Marie- Therese Walter, e cila shfaqet aty me një liber në prehër. Marrëdhënia e tyre ishte mbajtur e fshehtë prej vitesh për shkak të moshës së saj të re dhe faktit që Pikaso ishte i martuar. Kur u takuan për herë të parë, Marie-Therese ishte vetëm 17 vjeç, ndërsa kolosi i pikturës, 45.

Deri në krijimin e “La Lecture”, Walter ishte shfaqur në punët e tij vetëm me kode, shpeshherë si një figurë gjysmë e fshehur në sfondet e pikturave.

E shoqja e Pikasos kërkoi divorcin në momentin që pa veprën dhe e kuptoi se aty nuk ishte ajo, por dikush tjetër.

“Kur Mari-Tereze hyri në jetën e Pikasos në 1927-tën, marrëdhëniet e tij me të shoqen, Olgën, ishin të tensionuara, gati-gati të stuhishme. Për këtë arsye, ai shpeshherë e pikturonte Olgën me një shprehje të vrazhdë në fytyrë e me ngjyra të errëta, të zymta, në ndryshim nga Mari-Tereza, që si grua e re, plot jetë dhe energji, merrte një paletë ngjyrash rinore, të gëzueshme”, shprehet Helena Neëman e shtëpisë së ankandeve Sotheby’s.

Mari-Tereze frymëzoi një sërë punimesh të tjera të artistit, përfshirë dhe të famshmen “La Rev”. Ajo dhe Pikaso patën një vajzë bashkë, Majën.

Cmimi për të cilën “La Lekture” u shit në shtëpinë e ankandeve Sotheby`s, konsiderohet shumë më i lartë nga sa ishte parashikuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA