Leona Lewis shndërrohet në Lady Gaga
09/02/2011 18:25
Këngëtarja Leona Lewis është duke ndjekur gjithmonë e më shumë rrugën e Lady Gaga-s, ndërsa përpiqet të bëhet gjithmonë e më e suksesshme në botën e muzikës.
Pasi zgjodhi të ndryshonte pamjen e saj duke i prerë dhe krehur flokët me të njëjtin model si Lady Gaga, ajo po hedh hapin e radhës në transformimin e imazhit të saj.
Fituesja e X-Factor amerikan, ka kuptuar se suksesi i emrave si Gaga, Rihanna dhe Nicky Minaj qëndron edhe në kapjen e titujve kryesorë të gazetave rozë, nëpërmjet veshjeve të tyre të çuditshme.
Kështu, Leona u shfaq në premierën e filmit të Justin Bieber-it, “Never Say Never”, në Los Anxhelos, e veshur me një fustan që kishte formën e dy buzëve në gjoksin e saj.
Top Channel