Kryeprokurori i Iranit deklaroi gjatë drekës se opozita e vendit do të përballet me masa të ashpra, nëse do të përpiqet të organizojë protesta në mbështetje të demonstruesve egjiptianë.
Liderat e opozitës, Hossein Mousavi dhe Mahdi Karroubi kërkuan më parë leje për të organizuar në 14 shkurt një protestë masive, për t’u solidarizuar me ngjarjet në Tunizi dhe Egjipt.
Megjithatë, Kryeprokurori Gholam Hossein Mohsei Ejehi, paralajmëroi se protestat e solidarizimit do të përkonin me një manifestim shtetëror të organizuar për të nderuar përvjetorin e 32-të të revolucionit islamik.
Sipas tij, zgjedhja e datës 14 shkurt ka motive politike prej opozitës, prandaj nëse protestat do të mbahen pa leje, përgjegjësit do të përgjigjen përpara autoriteteve.
Top Channel