Ibra: Milan, jam i lodhur

09/02/2011 11:15

Nga grumbullimi i kombëtares suedeze, Zlatan Ibrahimovic lëshon alarmin: “Jam shumë i lodhur!”

Sulmuesi i Milan pranon se në dy ndeshjet e fundit nuk ka dhënë maksimumin dhe pohon se nuk është i vetmi në skuadër që nuk është në formë.

“Jemi shumë lojtarë që jemi të lodhur. Kemi pasur shumë dëmtime dhe na është dashur të luajmë shumë. Për këtë paguhemi dhe duhet të fillojmë të fitojmë”, deklaroi Ibrahimovic.

Suedezi foli edhe për kampionatin italian: “Milan, Inter dhe Roma janë favoritet, por edhe Juventus, Napoli dhe Lazio po luftojnë shumë.”

Top Channel