Dështojnë bisedimet midis dy Koreve
09/02/2011 15:55
Bisedimet ushtarake për uljen e tensioneve midis Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut kanë dështuar, bënë të ditur zyrtarë në Seul, gjatë mëngjesit.
Takimi i ndodhur në fshatin kufitar të Panmunjom-it ishte i pari që kur Peniani bombardoi një ishull të Jugut, duke vrarë katër persona.
Sipas informacionit, bisedimet u prishën sepse nuk u arrit të gjendej një konsensus për axhendën e bisedimeve të zyrtarëve të lartë.
Më parë, Korea e Jugut duket se kishte rënë në parim dakord me ofertën e Koresë së Veriut për të biseduar çështjet me karakter humanitar.
Në këto projekte përfshihej bashkimi i familjeve të ndara nga lufta Koreane, projektet e përbashkëta të turizmit dhe disa projekte industriale.
Top Channel