Cruise-Holmes, foto të krizës martesore

09/02/2011 18:10

Zërat se martesa midis Tom Cruise dhe Kate Holmes është duke përjetuar probleme morrën edhe më shumë besueshmëri, kur një fotografi e çiftit u botua në shtypin amerikan gjatë ditës së sotme.

Kate dukej shumë e distancuar nga bashkëshorti i saj, ndërsa ky i fundit i kushtonte rëndësi vetëm vajzës 4-vjeçare Suri, ndërsa ndodheshin në një restorant tajlandez në Vankuver, Kanada.

Ndërsa dolën nga restoranti, 48-vjeçari Tom ishte ai që shtrëngonte dorën e vajzës, ndërsa bashkëshortja e tij 32-vjeçare i ndiqte nga një metër më pas.

Kjo e fundit dukej tërësisht e paargëtuar dhe e zhytur thellë në mendimet e saj gjatë të gjithë darkës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA