Brazil, 6 viktima nga zënka në burg
09/02/2011 16:15
Një zënkë në një burg në veriun e Brazilit ka shkaktuar të paktën gjashtë viktima, ndërsa disa trupa janë rikuperuar nga policia pa kokë.
Ngjarja, e konfirmuar zyrtarisht, ndodhi të hënën në një burg në shtetin e Maranhaos, por vendoi dy ditë për t’u mësuar prej mediave.
Vrasjet ndodhën gjatë protestave të të burgosurve për shkak të mbipopullimit të burgut. “Kokat e të burgosurve të vrarë vareshin në hekurat e qelive”, deklaroi një zyrtar lokal.
Shumica e të vrarëve ishin dënuar për krime seksuale ndaj fëmijëve. Ngjarje të tilla janë të zakonshme në Brazil, për shkak të mbipopullimit të burgjeve.
Top Channel