Prokurorët në Itali kanë kërkuar zyrtartisht nxjerrjen e kryeministrit italian Silvio Berlusconi përpara gjyqit.
Ata janë të vendosur në pretendimin e ngritjës së një padie ndaj kreut të qeverisë, të mbështetur mbi akuzat e pagesës për marrëdhënie intime me një minorene dhe shfrytëzim posti.
Për këtë të fundit, citohet fakti që Berlusconi ushtroi presion mbi policinë për të liruar 17-vjecaren marokene nga burgu ku po mbahej për vjedhje.
Dënimi për krime të tilla mund të shkoje deri në 15 vjet burg. Berlusconi i ka mohuar vazhdimisht akuzat, duke i cilësuar si skandaloze dhe me sfond politik.
Prokurorët do të paraqesin hetimin e tyre para një gjykatësi në Milano, i cili do të vendosë nëse ka prova të mjaftueshme për të proceduar.
Nëse gjykatësi konsideron se ka prova sa duhet, atëherë mund të zgjedhë përshpejtimin e procesit ndaj 74-vjecarit, duke anashkaluar kësisoj seancat dëgjimore.
Në janar, Gjykata e Lartë e Italisë i hoqi kryeministrit imunitetin nga ndjekja ligjore. Si vajza e përfshirë në skandal, Rubi, ashtu edhe kavaljeri vetë mohojnë marrëdhëniet intime.
Por Berlusconi ka pranuar nga ana tjetër telefonatën e bërë policisë, me pretendimin se i erdhi keq për vajzën. Mbështetësit e tij nga ana tjetër kanë një tjetër tezë.
Sipas tyre, kryeministri ndërhyri për lirimin e 17-vjecares për të shmangur nje incident diplomatik, se besonte se ajo ishte mbesa e presidentit egjiptjan Hosni Mubarak, pasi ka të njëjtin mbiemër me të.
Top Channel