Bashkohet Bursa e Londrës dhe e Torontos

09/02/2011 16:25

Bursa e Londrës (LSE) dhe ajo e Torontos (TMX) kanë arritur një marrëveshje për t’u bashkuar së bashku në një të vetme.

Lajmi u publikua më parë gjatë ditës nga BBC, ku shtohej se të dy kompanitë do të mbajnë zyrat e tyre në Kanada dhe Angli. Me këtë bashkim, bursa e re do të shndërrohet në më e madhja në botë për kompanitë minerale.

Më shumë se 6 700 kompani do të jenë pjesë e kuotave të bursës së re, me një treg të përbashkët prej 3,7 trilion (3 700 miliardë) dollarësh.

Tendenca e bashkimit të bursave vazhdon në rrugën e saj pas ngjarjeve të një viti më parë, kur Bursa e Nju Jorkut bleu Euronext-in apo Deutsche Borse që bleu Bursën Ndërmbëtare të Sigurimeve në SHBA. LSE ka blerë më parë edhe Bursën Italiane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA