Pastore-Neymar për Juven e së ardhmes

08/02/2011 12:40

Pavarësisht se është jashtë luftës për tituj në këtë sezon dhe edhe kualifikimi në Champions duket shumë i vështirë, Juventusi bën plane ambicioze për të ardhmen.

Drejtori i përgjithshëm sportiv, Beppe Marotta, është duke planifikuar të bëjë shpenzime të mëdha në merkato, edhe sepse një pjesë e kësaj shume do të nxirren nga përfitimet ekstra që do të krijojë stadiumi i ri, ku klubi do të fillojë të luajë duke nisur nga sezoni i ardhshëm.

Ëndrrat e bardhezinjve mbeten dy, Javier Pastore dhe Neymar, 22 dhe 18 vjeç. I pari është “diamanti” i vërtetë i Palermos dhe shuma që kërkohet për shitjen e argjentinasit është astronomike, por torinezët mund të joshin klubin siçilian me përfshirje të lojtarëve të tjerë në marrëveshje, përveç ofertës ekonomike.

Përsa i përket Neymar-it, i konsideruar si sulmuesi i ri më i talentuar në Brazil, Sao Paulo pretendon 30 milion euro, shifër që Marotta do të përpiqet të ulë nëpërmjet bisedimeve dhe klauzolave për pagesat në bazë të rendimentit.

Në merkaton e të rinjve, Juventusi është duke vëzhguar me vëmendjen edhe 18-vjeçarë të tjerë, si braziliani Casimiro dhe argjentinasi Cirigliano. E sigurt mbërritja në sezonin e ardhshëm e 16-vjeçarit Lucas Piazon.

Problemet e mëdha në krahun e djathtë të mbrojtjes, ku Grygera dhe Motta nuk kanë ofruar asnjëherë një nivel të pranueshëm në këtë sezon, pritet të mbulohen nëpërmjet blerjes së gjermanit 23-vjeçar, Andreas Beck, aktualisht tek Hoffenheimi.

Duke qëndruar tek Bundesliga, në qendër të vëmendjes së klubi është vendosur edhe 19-vjeçari i talentuar i Borussia Monchengladbach, antar i kombëtares gjermane U-21.

Përsa i përket krahut të majtë, ëndrra kryesore mbetet ylli brazilian i Lyonit, Fernandez Bastos, 27-vjeçar. Shpenzimeve kolosale në merkaton e ardhshme do t’i shtohen edhe pagesat e 10,5 milion eurove për Quagliarella-n, 7,5 milionëve për Aquilani-n dhe 15,5 milion eurot që kushtoi Matri.

Top Channel