Nis puna për supermakinën, kap 1 600 km/h

08/02/2011 13:10

Puna për ndërtimin e makinës më të shpejtë në botë nisi këtë javë, lajmëroi sot e përditshmja britanike “The Guardian”.

E quajtur “Bloodhound”, makina do të arrijë deri në shpejtësinë e 1 600 kilometrave në orë, pasi të përfundojë ndërtimi i saj.

Ajo do të përpiqet të thyejë rekordin e shpejtësisë së vendosur nga një mjet automobilistik, ndërsa do të garojë në shtratin e një liqeni të tharë në Afrikën e Jugut, vitin e ardhshëm.

Mjeti do të përdorë një motor reaktiv të ngjashëm me atë të një avioni linje. Ndryshimi i vetëm është që mjeti në fjalë do të peshojë vetëm gjashtë tonë, në krahasim me qindra tonët e një avioni pasagjerësh.

Sfida më e madhe për ndërtuesit do të jetë ajo aerodinamike, pasi llogari shumë të detajuara duhen bërë, për të bërë të mundur që mjeti të qëndrojë i kapur pas tokës, pasi të përshpejtojë, deri në kalimin e shpejtësisë së zërit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA