Moratti: Sa i bukur roli i ndjekëses

08/02/2011 10:45

Pas fitotes 5-3 ndaj Romës, presidenti i Interit, Massimo Moratti, deklaroi se e ndien veten shumë mirë në rolin e ndjekësve të Milanit, ndërsa komentoi edhe përballjen e javës së ardhshme me Juventusin në Torino.

Roma – “Ishte një ndeshje argëtuese dhe shumë e bukur. Mendoj që tifozët u ndienë të kënaqur. Vuajtën pak në fund, por këto gjëra ndodhin në futboll”.

Përmbysja – “Kam një ndjesi se për tifozët fakti që jemi në rolin e ndjekësve është më argëtues se sa kur kryesonim bindshëm. Megjithatë, më vjen keq për fillimin e dobët, sepse ndryshe ky kampionat nuk do të ishte kaq i hapur”.

Juventusi – “Ndeshja me ta është gjithmonë e rëndësishme dhe e vështirë, ndërsa tensioni do të jetë i lartë. E rëndësishme është që të ruajmë qetësinë. A është ende derbi i Italisë pas Calciopoli-t? Kështu ka qenë gjithmonë dhe kështu do të vazhdojë të mbetet”.

Leonardo – “Mendoj se të gjithë kemi mbetur të befasuar pozitivisht nga impakti i mrekullueshëm që ka patur Leonardo si trajner i ri. A është ky momenti vendimtar i sezonit? E dëgjoj këtë çdo muaj, e rëndësishme tani është të përqendrohemi në objektivat tanë dhe të mos humbim pikë, sepse bëhet gjithmonë e më e vështirë t’i rikuperosh”.

Top Channel