Dede: Krenar për punën time tek Tirana

08/02/2011 00:00

I ftuar në emisionin sportiv “Procesi Sportiv”, ish-trajneri i Tiranës, Nevil Dede, i shkarkuar pas barazimit pa gola me Besën, foli për përshtypjet e tij në krye të skuadrës bardheblu.

Dede tha se ndjehej krenar për punën e bërë në krye të pankinës së Tiranës dhe se shkarkimi i tij ishte i padrejtë.

“Jam krenar për ata futbollistë dhe vazhdoj të jem krenar. Largohem me përshtypjet më të mira nga Tirana”, tha Dede.

Ish-trajneri bardheblu u shkarkua për rezultate të dobta pas disa barazimeve radhazi të skuadrës së Tiranës, ku i fundit ishte ndaj Besës 0-0.

Top Channel