Torres: Aguerro tek Reali? Vë bast që jo

07/02/2011 16:20

Sulmuesi i Chelsea-t, Fernando Torres, është i gatshëm të vendosë bast se Sergio Aguerro nuk do t’i bashkohet kurrë Realit të Madridit.

Në një intervistë për të përditshmen spanjolle “Marca”, “El Nino” pretendon se e njeh aq mirë argjentinasin që nga kohët e tij tek Atletico, sa që e di se ai nuk do të tradhëtonte kurrë tifozët e skuadrës së dytë më të madhe të Madridit.

”Nuk i besoj ato që dëgjoj në media. Kur luan tek Atletico, njerëzit që të rrethojnë të ushqejnë me një ndienjë shumë të fortë. Personalisht, nuk mund ta imagjinoj atë duke luajtur për Realin”, deklaroi Torres.

”Është normale që ai të ëndërrojë titujt dhe një skuadër të madhe, por jam i sigurt që nëse do të largohet nga Madridi, me siguri do të bëjë zgjedhjen që bëra unë, duke u transferuar jashtë vendit”.

Top Channel