Tjetër çmim për Jose Mourinho-n

07/02/2011 17:05

Ish-trajneri i Interit, Jose Mourinho, u zgjodh si më i miri në sezonin 2009-2010 në Serinë A, në një votim të kolegëve të tij.

Shumica dërmuese e trajnerëve të Serisë A dhe Serisë B zgjodhën portugezin si më të mirin, ndërsa çmimet u dorëzuan në mesditë në një ceremoni në Koverçiano, ku Jose nuk mundi të ishte pjesëmarrës.

Një vit më parë, në sezonin 2008-2009, fitues u shpall Massimiliano Allegri, atëherë në drejtimin e Cagliarit. Pas ceremonisë, trajneri aktual i Milanit tha: “E meriton plotësisht çmimin. Ai fitoi gjithçka që mund të fitohej”.

Në një komunikatë në faqen e klubit, Interi shprehu kënaqësinë e madhe për këtë lajm. Ndërkohë, Stoli i Artë i Serisë B i shkoi Bisoli-t, i cili udhëhoqi Cesenan drejt kualifikimit në elitën italiane.

Top Channel