Ronaldinho, goli i parë me Flamengo

07/02/2011 09:50

Ronaldinho shënoi golin e tij të parë me fanellën e Flamengos në ndeshjen e sotme ndaj Boavistës, të fituar nga ekipi i tij me rezultatin 3-2.

Ylli brazilian gjeti rrjetën me 11-metërsh në minutën e 21-të të takimit.

Gjithashtu, Ronaldinho mori edhe kartonin e tij të parë të verdhë me Flamengon në minutën e 68-të, në takimin e vlefshëm për kampionatin rajonal të Rio de Janeiro.

Top Channel