Packers, kampionia e Amerikës

07/02/2011 13:10

Pas 14 vjetësh skuadra e Green Bay Packers shpallet kampione e futbollit amerikan pasi ka mundur në finalen e SuperBowl favoritët e Steelers Pittsburgh me rezultatin 31-25.

Ky është titulli i 14 kampion për Packers dhe gjithashtu trofeu i 4 i Superbowl-it në historinë e këtij klubi.

Triumf i merituar ky i Packers-ave të cilët fituan falë lojës mjaft të mirë të Aaron Rodgers, i cili në fund të ndeshjes u shpall dhe lojtari më i mirë i finales. Hera e fundit që Packers kishin fituar Superbowl-in ishte në vitin 1997 në Nju Orlands, kur mundën 35 – 21 Nju England Patriots. Një vit më vonë Packers humbën në finale, pasi u mundën 24-31 Denver Broncos.

Kjo finale është ndjekur nga rreth 100 mijë tifozë në stadium dhe më shumë se 500 milion vetë nëpërmjet ekraneve të TV.

Sipas medjave amerikane transmetimi i një spoti publicitar gjatë kësaj finaleje të madhe ka kushtuar 9 mln $.

 

FOTO GALERI
1/9

Top Channel