Nadal dhe Spanja, fitues të Laureus 2010

07/02/2011 17:20

Kombëtarja spanjolle e futbollit dhe tenisti Rafael Nadal fituan çmimet Laureus të skuadrës dhe invididit më të mirë të sportit në vitin 2010.

Çmimet u dorëzuan në një ceremoni madhështore gjatë pasdites në hotelin Emirates të Abu Dhabi-t. Kombëtarja nuk mundi të udhëtonte të tërhiqte çmimin, pasi është grumbulluar për ndeshjen miqësore.

Megjithatë, Rafael Nadal ishte i pranishëm dhe morri personalisht çmimin, i shoqëruar nga e fejuara dhe prindërit e tij.

Në eveniment, përveç aktorit Kevin Spacey, ishin të pranishëm yje të vjetër të futbollit si Figo, McManamann, Cannavaro, Helguera, Sanchis, De Boer, Baia, Nakata. Mes aktorëve shkëlqente Elsa Petaky dhe Morgan Freeman.

Në çmimin e dhënë nga academia “Laureus”, Spanja mposhti skuadrën e regbisë së Zelandës së Re, skuadrës europiane që fitoi Ryder Cup, Interin e Milanos, Los Angelos Lakers, kampionë të NBA-së dhe Red Bullin, kampion në Formulën 1.

Nga ana e tij, numri një i tenisit mashkullor në botë, mposhti Kobe Bryant, Andres Iniesta, Lionel Messi, Manny Pacquiao (boks) dhe Sebastian Vettel-in, midis individëve më të mirë.

Top Channel