Histori shqiptare, të rimartohesh disa herë

07/02/2011 19:10

Historia e rrallë e një dashurie 30-vjeçare u vendos në qendër të objektivit të emisionit të pasdites në Top Channel.

Sadik dhe Xharie Prethi vendosën të kurorëzoheshin përsëri, për herë të dytë në jetën e tyre. Çifti dibran, me banesë në periferinë e Durrësit, morri këtë vendim pas kërkesës së fëmijëve dhe dëshirës për t’u lidhur përpara Zotit, diçka që tre dekada më parë nuk ishte e mundur.

”Vendosëm të rimartoheshim përsëri, për të rindjerë ato emocione unike, por mbi të gjitha sepse jemi besimtarë dhe dëshirojmë një ceremoni në kishë. Duam që martesa jonë të jetë e bekuar”, thotë Xharia.

Duke u kthyer pas në kohë, prindërit e tre femijeve, gjyshër të një mbese, kujtojnë se dasma e parë e tyre ka qenë krejtësisht tradicionale.

”Ne u martuam në vitin 1979 dhe ishin të pranishëm shumë të ftuar, miq dhe të afërm. Kishte aheng dhe të gjitha parametrat që i takojnë një dasme”.

Dhëndri 60-vjeçar është mësues në profesion, ndërsa “nusja” infermiere. Por, megjithëse kanë një rreth të gjerë shoqëror dhe familjar, ata preferuan që këtë emocion ta ndajnë vetëm me komunitetin e besimit ku ata bëjnë pjesë.

Në sallën ku u organizua ceremonia, kishte edhe çifte të tjera që bënë një rikonfirmim të marteses së tyre,  por edhe nga ata që u martuan për herë të parë.

Ceremonia e bekimit kishte në fokus një rit të mirëpërcaktuar. Fillimisht, çifti duhet të pinte verën e shenjtë që simbolizon rifillimin e jetës bashkëshortore nën bekimin e Zotit.  

Më pas vjen pjesa kur çifti godet tre herë njeri-tjetrin, pasi kjo është hera e fundit që kanë mundësi të bëjnë një gjë të tillë. Pas martese, ata duhet t’i zgjidhin të gjitha mosmarrëveshjet me dashuri e durim.

Momenti i shkëmbimit të unazave ishte një nga momentet kulmore të ceremonisë. Elementi i fundit ishte spërkatja me ujë të bekuar, që simbolizon pastrimin shpirtëror të çiftit tashmë të gatshëm për të filluar një martesë të dytë.

Ndryshimi i martesës së pare, me atë të dytë, përveç bekimit nga kisha ka dhe nje fakt tjetër interesant. Herën e parë, Sadiku me Xharien jane martuar me shkuesi. Ndërsa kesaj radhe, është martesë me dashuri.

Vendimi për të rikonfirmuar dashurinë dhe jetën e lumtur të kaluar së bashku ka dhe një shtysë tjetër që janë tre fëmijët. Anila, vajza që qëndroi përkrah prindërve në këtë martesë të dytë, kishte më shumë emocione se vetë dhëndri me nusen.

”Është një gjë e veçantë të shikosh fëmijët të marrin pjesë në martesën e prindërve të tyre, ose më mirë një rimartesë. Është edhe e gëzueshme, por edhe e çuditshme në të njëjtën kohë”, thotë Anila, vajza e çiftit.

”Unë dhe vëllai jemi ata që i kemi nxitur prindërit që të bëjnë këtë hap, por në të njëjtën kohë, i bie që të jemi edhe kumbarë të martesës së prindërve tanë. Do t’i rekomandoja edhe fëmijëve të tjerë që kanë prindërit në moshën time, të shtynin ata të merrnin këtë vendim”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA