Superliga, Skenderbeu barazon me Kastriotin

06/02/2011 18:50

Skënderbeu dhe Tirana kanë barazuar me kundërshtarët e tyre në javën e 19, duk i dhënë mundësinë Flamurtarit të shkëputet 7 pikë nga korcarët e vendit të dytë.

Edhe pse ishte fituese në letër skuadra e drejtuar nga Muca ka treguar edhe në Krujë se vazhdon të vuajë sindromën “transfertë”. Barazimi i ngjit korcarët në kuotën e 36 pikëve ndërsa Kastrioti me 21 pikë.

Ashtu si Skënderbeu, edhe Tirana ka dalë me barazim pa gola në sfidën ndaj Besës, në një sfidë ku të dyja skuadrat e mbyllën ndeshjen me nga 9 lojtarë për shkak të 4 kartonëve të kuq, 2 për secilën skuadër.

Kavajasit u treguan më të rrezikshëm se bardheblutë e Dedes të cilët në këtë sfidë vuajtën mungesën e Pero Pejic, i pezulluar për kartona.

Elbasani është rikthyer pas 5 javësh te fitorja duke mundur 2-0 Teutën në “Ruzhdi Bizhuta“, por mbeten gjithsesi të fundit në renditje me 12 pikë

Top Channel