Milani, tjetër hap fals

06/02/2011 17:30

Pas barazimit pa gola me Lacion në mesjavë, Milani është ndalur sërish në një tjetër barazim në Serinë A, këtë herë me Xhenoan me rezultatin 1-1.

Kuqezinjtë e Alegrit kaluan të parët në avantazh me anë të brazilianit Pato që shënoi në minutën e 29. Por në sekondat e fundit të pjesës së para një gol i Floro Flores barapeshon gjithcka në këtë takim. Në pjesën e dytë megjithë përpjekjet e Milanit, rezultati nuk ndryshoi. Milani del nga transferta me Xhenoan vetëm me një pikë.

Barazimin e kuqezinjeve e shfrytëzoi mjaft mirë Napoli i vendit të dytë që arriti të fitojë në fushën e tij me rezultatin 2-0 me Cezenën. Vendasit shënuan fillimisht me të zakonshmin Kavani që në minutën e 13 e më pas vuloësn rezultatin vetëm në minutat shtesë të takimit me anë të Sosas. Pas kësaj fitoreje napolitanët e shohin veten vetëm 3 pikë larg Milanit kryesues.

Edhe Lacio ka bërë një hap fals këtë javë. Bardhekaltërit barazuan në fushën e tyre me rezultatin 1-1 me Kievon. I pari që shënoi ishte talenti Hernanez në minutën e 45, për të ardhur tek goli i Kievos me anë të Cesar në minutën e 64-t.

Bolonja mposhti 1-1 Katanian në ndeshjen hapëse të Serisë A për ditën e dielë, Breshia mundi Barin 2-0, Parma barazoi me Fiorentinën 1-1, ndërsa Palermo arriti një fitore spektakolare përballë Leces me rezultatin 2-4.

Supersfida mes Interit dhe Romës në mbrëmje mbyll këtë javë të Serisë A.

Top Channel