Juventus rikthehet tek fitorja

06/02/2011 08:10

Më në fund rikthehet te fitorja Juventusi i cili ka mundur 3-1 Kaliarin dhe këtë gjë e bën pikërisht me ish-sulmuesin e Kaliarit dhe blerjen e saj më të re Alesandro Matrin.

Në minutën e 21-të është ai që zhbllokon ndeshjen pas asistit të Krasic, një gol që i dha qetësinë bardhezinjve deri në përfundim të pjesës së parë.

Me fillimin e pjesës së dytë qetësia e skuadrës së Del Nerit ishte disi e tepruar dhe nga një përgjumje e mbrojtjes Kaliari arrin të barazpeshojë rezultatin në minutën e 51-të me Akuafreskën.

Gjithsesi ishte shumë Juventusi për Kaliarin në këtë mbrëmje pasi në momentin e parë që shton presionin për të gjetur golin e avantazhit ia del mbanë sërish me Matrin i cili koordinohet mjaft mirë pas një goditje këndi e rikthen avantazhin e Juves e në të njëjtën kohë rikthen heshtjen në stadiumin ku më parë ishte idhull.

Gjithsesi nuk mbeten pa përgjigje tentativat e vendasve të cilët shënojnë sërish por për gjyqtarin ishte pozicion jashtë loje, por Juventusi vulos gjithcka me një gjuajtje të jashtëzakonshme të Tonit nga 16-tshja me kokë, duke cuar shifrat përfundimtare në 3-1.

Ndërkohë Udineze konfirmon edhe një herëkrizën e Sampdorias me dyshen e saj e cila bëhet prej javësh protagoniste, Di Natale Sancez. Dyshja e sulmit të skuadrës vendase bën c’të dojë në pjesën e parë pasi është krejtësisht e pamarkuar Sancez në minutën e 18-të shënon pas asistit të Di Natales ndërkohë që ky i fundit dyfishon shifrat pa u mbyllur pjesa e parë, duke çuar në 2-0 ndeshjen dhe në të njëjtën kohë duke arritur kuotën e 100 golave në Serinë A me fanellën e Udinezes.

Kjo ishte fitorja e pestë e skuadrës nga Udine, ndërkohë për Samprdorian ishte humbja e pestë rradhazi dhe e pesta pa shënuar gol.

Top Channel