Superliga, Vllaznia barazon me Shkumbinin

05/02/2011 18:45

Vllaznia nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim 0-0 me Shkumbinin në stadiumin e saj “Loro Boriçi” duke mbajtur serinë e rezultateve positive, por pa mundur të mbaj hapin e Flamurtarit.

Edhe pse skuadra peqinase ka luajtur me dhjetë lojtarë që nga minuta e 18-të kur Kuli del me kartonin e kuq, por vendasit nuk mundën t’i merrnin më shumë se një pikë që nuk i vlen shumë për renditjen pasi mbetet në vendin e tretë.

Ndërkohë edhe më i rëndë është bilanci për kampionët në fuqi të Dinamos të cilët janë mundur 3-1 dhe e kanë mbyllur këtë takim me 9 lojtarë pas daljes me kartonin e kuq të Ambureja dhe Orelesit, dy lojtarëve të saj, ndërkohë që edhe Bylisi e mbylli me dhjetë lojtarë, pas daljes me kartonin e kuq të Sozës.

Me këto 3 pikë Bylisi ngjitet në kuotën e 18 pikëve aq sa edhe Besa që ka një ndeshje më pak, ndërsa Dinamo me këtë humbje të dytë rradhazi nën drejtimin e Dajës konfirmon një moment tjetër jo të mirë në këtë sezon.

Të dielën do të luhen tri sfidat përmbyllëse të javës së 19-të, në Krujë, Kastrioti-Skënderbeu, në “Selman Stërmasi” Tirana-Besa dhe në “Ruzhdi Bizhuta”, Elbasani-Teuta.

Top Channel