Materazzi: Duam mbrapsht titullin e 2002-shit

05/02/2011 11:50

Qendërmbrojtësi i Interit, Marco Materazzi, rikthehet të jetë provokues, në një intervistë të publikuar sot në “Corriere dello Sport”.

Pas fitores 3-0 me Barin në kampionat, që shkurtoi në -7 diferencën me Milanin kryesues, Materazzi rikthehet të flasë për shanset për titull, ndëshkimin e tij, Balotelli-n, Ibrahomovici-n, Benitez-in dhe Leonardo-n.

Benitez – “Nuk dua të flas më për të, sepse është diçka e ndodhur. Tani kemi një tjetër trajner. Megjithatë, është e qartë që nuk do t’a ruaj me ndonjë përzemërsi të madhe atë periudhë, sepse shumicën e kohës përfundoja në stolin e rezervave”.

Titujt – “Juventusi kërkon që t’i rikthehen titujt kampion të Calciopoli-t? Nuk duhet të na e kërkojnë ne, le t’i marrin mbrapsht, por pastaj edhe ne duam titullin e vitit 2002 (ku Interi kampionatin në javën e fundit me një humbje me Lazion)”.

Chivu – “Bëri një çmenduri me atë grusht që i dha kundërshtarit. E kuptova gabimin e tij që në fushë dhe shkova të qetësoja kundërshtarët duke i thënë që gjyqtari nuk e kishte parë, por drejtësia sportive do të vendoste drejtësi. Gjithsesi, jam i kënaqur që Chivu kërkoi menjëherë falje, edhe pse më vjen keq për të që u pezullua katër javë”.

Ibra e Mario – Materazzi përfundoi intervistën e tij duke folur për dy-ish shokë skuadre, Ibrahimovic-in dhe Balotelli-n. “Me Mario-n jemi zënë shumë herë, por gjithçka e kemi thënë sy më sy dhe në fushë.

Një herë, me sjelljen e tij pak mendjemadhe në lojë xhindosi Ibra-n, që dëshironta ta rrihte në dhomat e zhveshjes. Balotelli arriti të shpëtonte vetëm duke u mbyllur në banjo dhe pasi disa shokë të skuadrës ndërhynë dhe e qetësuan Zlatan-in.

A do të luajë vitin e ardhshëm me Milanin? E rëndësishme është që ai më ka ndihmuar mua të fitoj kur ishte këtu”.

Top Channel