Ferrari FF, revolucioni i “kokëkuqes”

05/02/2011 01:15

Një katërvendëshe e rehatshme me fuqi tërheqëse të shpërndarë si tek gomat e pasme, ashtu edhe tek të parat, pra 4×4 dhe një dizajn revolucionar.

Kjo është surpriza që sjell Ferrari për të gjithë adhuruesit e tij. Makina e re është pagëzuar me emrin Ferrari FF.

“Kjo makinë me motor 12 cilindërsh, vjen ashtu si askush më parë nuk e ka bërë, një kombinim perfekt mes sportivitetit, përdorshmërisë, elegancës dhe komoditetit, për të përjetuar si drejtuesi ashtu edhe pasagjerët një eksperiencë unike mbi të”, deklarojnë inxhinierët e Maranello-s.

Në fakt për momentin ato që qarkullojnë janë vetëm fotot e “kokëkuqes unike”, pasi Ferrari FF pritet të prezantohet në sallonet Gjenevës në muajin mars.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel