Elton John, godet pas shpine mikeshat

05/02/2011 13:55

Kantautori i famshëm britanik, Sër Elton John, goditi me një letër pas shpine miken e tij Cheryl Cole dhe të tjera si Kim Kardashian apo grupi “The Saturdays”.

Në artikullin e tij të fundit në “The World Magazine”, këngëtari i sapobërë baba, kishte vetëm fjalë të hidhura për të “ashtuquajturit” yje të muzikës moderne.

”Sinqerisht, nuk mund të bëj dallimin midis Cole dhe The Saturdays nëse nuk e di që më parë se kush këndon. Të gjitha këto këngët e reja më duken të gjitha njësoj”, deklaroi Sër Elton.

”Është me të vërtetë e trishtë gjendja ku ka përfunduar muzika pop britanike në ditët e sotme. Kështu siç është, kushdo mund të bëhet këngëtar.

Më quani të mbetur pas me kohën, por për mua muzikë quhet ajo kur 3-4 muzikantë të mirë mbyllen në një dhomë dhe nuk dalin nga ajo pa sajuar diçka”.

63-vjeçari, i njohur për polemikat që ka krijuar duke thënë gjithmonë atë që mendon, shtoi më tej: “Kush dreqin është kjo Kim Kardashiani? Një tjetër budallaçkë që hiqet si e zgjuar. Me të vërtetë, biznesi i spektaklit realitet e ka shkatërruar talentin”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA