Një gol për librat e historisë, cili është rekordi i vendosur nga sulmuesi i Meksikës në ndeshjen hapëse të Botërorit
Thomas Di Benedetto është shndërruar në presidentin e ri të Romës, pasi një marrëveshje për shitjen e klubit u gjet sot në mesditë.
Siç raportoi “Corriere dello Sport”, të gjitha detajet janë zgjidhur dhe pronari i skuadrës së bejsbollit, Boston Red Sox, do të zëvendësojë Rosella Sensi-n në krye të klubit verdhekuq.
Pasi është rënë dakord për parametrat financiarë, mbetet për t’u diskutuar vetëm çështjet se cilët do të jenë personat që do të zënë rolet kyç në drejtimin e ardhshëm të klubit.
Di Benedetto, një italo-amerikan multimiliarder, pritet të akordojë një fond të rëndësishëm për merkaton e Romës në verën e ardhshme.
Top Channel