Cassano: Ky Milan fiton gjithçka

05/02/2011 11:30

Sulmuesi i Milanit, Antonio Cassano, është i bindur që ky është viti i duhur për kuqezinjtë.

I transferuar në janar në “San Siro”, barezi beson se luan tashmë në skuadrën më të fortë të Serisë A. “Me Paton dhe Ibran do të fitojmë gjithçka”, deklaroi Cassano në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”.

Antonio komentoi edhe interesimin e Interit për të, në kohën kur luante tek Sampdoria. “Moratti më dëshironte tek Interi, por Mourinho u shpreh kundër. Për mua, Benitezi është një trajner më i mirë se Jose”.

Top Channel