Victoria zgjedh dhuratën për Kate
04/02/2011 17:20
Victoria Beckham e ka menduar dhuratën e dasmës për Kate Middleton.
Këngatarja, tashmë stiliste, do t’i dhurojë disa veshje të koleksionit të saj bashkëshortes së ardhshme të princit William.
Me këtë dhuratë Victoria me një gur vret dy zogj: bën dhuratën për Kate dhe i bën reklamë linjës së saj të rrobave.
Edhe personazhe të tjerë të famshëm si Madonna dhe Jennifer Lopez kanë veshur rrobat e stiluara nga bashkëshortja e David Beckham.
Top Channel