Portman: Nuk mendoj për Oscar-in

04/02/2011 12:35

Nominimi për Oscar është një prej momenteve më të rëndësishme në jetën e një aktori, por Natalie Portman ka shumë gjëra të tjera për të menduar për momentin.

29-vjeçarja ishte në një drekë me miqtë e saj në Los Anxhelos, një ditë më parë, ndërsa shenjat shtatzanisë kanë filluar të shfaqen qartë.

Aktorja është në pritje të vajzës së saj të parë. Ndërkohë, ajo ka filluar të veshë rroba disa numra më të mëdhenj dhe të gjëra, komode për një femër shtatzanë.

”Ndihem në një planet tërësisht tjetër tani. Janë shumë njerëz që flasin për Oscar-in, por unë e kam mendjen vetëm tek vajza”, deklaroi Portman.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA