“Paqe” në “Qemal Stafa”

04/02/2011 01:25

Ka përfunduar në barazim pa gola, sfida e prapambetur e javës së 17, ajo mes Tiranës dhe Skënderbeut, e luajtur në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”.

Një ndeshje e zhvilluar më shumë në mesin e fushës, pasi të dyja skuadrat tentuan të përfitonin nga gabimet e njëra-tjetrës.

Rasti më kulminant i ndeshjes ishte goli i Pejic për Tiranën, por në mënyrë të cuditshme ai gol u anulua nga anësori si pozicion jashtë loje.

Përpjekjet e korcarëve në pjesën e parë dhe të bardhebluve në të dytën nuk u finalizuan me gol, duke bërë që të dyja skuadrat të dilnin nga Qemal Stafa me nga 1 pikë, një rezultat ky që i shërben më shumë kryesuesve të Flamurtarit të cilët tashmë janë 5 pikë larg Skënderbeut të vendit të dytë dhe 10 pikë larg Tiranës së vendit të katërt.

Top Channel