Pakistan, 20 mijë civilë të shpërngulur
04/02/2011 11:50
Të paktën 20 mijë civilë janë shpërngulur nga zonat e luftimeve mes militantëve islamikë dhe ushtrisë pakistaneze në rajonin e Mohmandit, shkruhej në një raport zyrtar.
Ndërkohë, dëshmitarët janë të sigurt se numri i viktimave të pafajshme është i lartë, ndërsa forcat ushtarake kanë bombarduar me mortaja dhe patrulluar me helikopterë të gjithë krahinën.
Mohmandi është një rajon në kufi me Afganistanin dhe i ka shërbyer prej kohësh si bazë talibanëve dhe al-Qaeda.
Nuk ka ndonjë raport për numrin e viktimave nga ushtria, por besohet se në javët e luftimeve kanë mbetur të vdekur 70 militantë.
Top Channel