Naomi i jep “ok†miliarderit rus
04/02/2011 10:25
Supermodelja Naomi Campbell u fotografua duke i dhënë “ok” një prej miliarderëve më të mëdhenj të botës, rusit Vladislav Doronin.
Të lidhur së bashku prej disa muajsh, 40-vjeçarja dhe partneri i saj tetë vjet më i madh janë duke kaluar disa ditë pushime në Phuket, Tajlandë.
Disa fotografë të fshehur arritën të shkëpusnin miratimin e modeles më të famshme të botës me ngjyrë.
Nuk dihet nëse e Doronin e ka pyetur nëse duhet të bënte ndonjë marrëveshje të re qindra milionëshe apo thjesht se si dukej pasi një kandil deti e kishte kafshuar në shpatull.
Top Channel