Kubica, “vetëtimë” në Valencia

04/02/2011 09:35

Robert Kubica shtoi besimin se Renault mund të jetë një forcë madhorë në Botërorin e sivjetshëm të Formulës 1, duke regjistruar kohën më të shpejtë në mbylljen e provave të Valencias.

Polaku ndaloi kronometrin në kohën 1’13’144, në xhirot e fundit të pasdites, pasi provoi ndryshimet e reja në makinë. Ai theu rekordin e vendosur të mërkurën prej ferraristit Fernando Alonso, duke qenë pothuajse dy të dhjetat më i shpejtë.

Dita e fundit e testimeve solli shumë më pak sukses për Ferrarin, ndërsa piloti i dytë, Felipe Massa, u detyrua të braktiste makinën në flakë, pas një problemi teknik.

Ndërsa u mbyllën provat e para zyrtare të sezonit në Valencia, ka arsye për t’u kënaqur edhe Red Bulli e Mercedesi, ashtu si McLaren, tepër konkurrues me makinën e tij të re.
Kohët më të mira në mbylljen e testimeve të Valencias:

1. Kubica    Renaul           1’13’144
2. Sutil        Force India    1’13”201
3. Alonso    Ferrari           1’13”307
4. Button    McLaren         1’13”553|
5. Vettel    Red Bull          1’13”614
6. Di Resta   Force India   1’13”844
7. Ëebber    Red Bull        1’13”936
8. Massa    Ferrari           1’14”017
9. Glock    Virgin              1’14”207
10. Hamilton    McLaren    1’14”353

Top Channel