Komentet në Top Gear, BBC u kërkon ndjesë meksikanëve
04/02/2011 02:05
Komentet e lëshuara në Top Gear detyruan BBC-në t’i kërkojë zyrtarisht ndjesë Meksikës dhe meksikanëve.
Gjatë komenteve të të ftuarve, meksikanët u cilësuan si një popull “dembel e i kotë”. Menjëherë pas këtij komenti, ka reaguar ambasada meksikane në Londër e cila i ka marrë për ofendime këto komente duke i cilësuar si ksenofobike dhe poshtëruese.
Pas këtij reagimi, gjiganti mediatik britanik ka kërkuar falje nëpërmjet një letre dërguar ambasadës meksikane, ku thuhet:
“BBC ndjehet e shqetësuar për fyerjen që mund të kenë shkaktuar komentet gjatë emisionit Top Gear dhe kërkon ndjesë për këtë. Por shakatë të bazuara mbi kombësinë janë pjesë e humorit kombëtar britanik”, sqaron BBC.
Top Channel