Inter -7 pikë nga Milan

04/02/2011 01:00

Interi ka mundur 3-0 Barin në stadiumin San Nicola, duke u shndërruar skuadra më e fituar e javës së 23 të Serisë A, pas hapit fals të rivalëve direkt për titullin kampion.

Gjithcka në këtë ndeshje ndryshoi me futjen në fushë të holandezit Shnajder në pjesën e dytë, gjë e cila solli atë cka kishte munguar gjatë 45 minutave të para, lidhja mes mesfushës dhe sulmit të kampionëve në fuqi.

Në minutën e 70 Karzha kaloi zikaltrit në avantazh, goli i parë i mesfushorit maroken me fanelën e Interit. Kur u mendua se ndeshja do të përfundonte me këtë rezultat, Pazini dhe Shnajder shënuan dy gola të tjerë për ekipin e Leonardos, duke mbyllur të gjithë ndeshjen me rezultatin e pastër 3-0.

Ky triumf i ngjit kampionët në fuqi në vendin e 3 me 41 pikë, 7 pikë larg Milanit kryesues.

Top Channel