Një grabitje është kryer sot në ambjentet e selisë së Parlamentit Evropian, në Bruksel.
Dy persona, njëri prej të cilëve i armatosur, hynë në zyrën postare të Parlamentit dhe u larguan me të paktën 8 mijë euro.
Policia belge ka nisur një hetim mbi atë që cilësohet si thyerja e tretë më e madhe e sigurisë në një hark kohor prej dy vjetësh.
Grabitja ndodhi kur liderët evropianë ishin mbledhur në kuadër të një samiti për energjinë në ndërtesën e Këshillit, vetëm 100 metra larg asaj të Parlamentit.
“Pasditen e sotme në zyrën postare të Parlamentit Evropian dy persona hynë dhe arritën t’u shpëtonin masave të sigurisë”, ka deklaruar një zëdhënës.
Në zyrën postare, dy personat mbajtën nën kërcënimin e armëve dy punonjëse, të cilat më pas u gjetën nga eurodeputetja britanike Fiona Hall “të tronditura”.
Top Channel