Dortmund ngec ndaj Shalkes

04/02/2011 23:25

Shalke 04 ka ndalur në një barazim pa gola kryesuesen e Bundesligës, Borusian e Dortmundit në fushën e kësaj të fundit.

Megjithë volumin e lojës dhe presionin e madh të ushtruar ndaj skuadrës mike, vendasit nuk mundën të gjejnë rrugën e rrjetës. Shalke 04 arriti të mbrohej mjaft mirë për 90 minuta, madje në disa raste u përpoq të shënonte me kundërsulme të shpejta, por pa ia arritur.

Ky rezultat i jep mundësi Bajer Leverkusenit të vendit të dytë me 39 pikë dhe Bajern Munih të vendit të tretë me 36 pikë, të ngushtojnë diferencën me Dortmundin, që gjithësesi mban vendin e parë i shkëputur në kuotën e 51 pikëve.

Top Channel