Chivu pezullohet për 4 ndeshje

04/02/2011 15:50

Cristian Chivu, mbrojtësi i Interit, është dënuar me 4 ndeshje pezullim pas goditjes me grusht ndaj lojtarit të Barit, Marco Rossi, në ndeshjen e djeshme të cilën zikaltërit e fituan me rezultatin 3-0.

Në minutën e 59-të të takimit rumuni godet me grusht në fytyrë kundërshtarin, por arbitri nuk e pa gjestin dhe rumuni nuk u ndëshkua.

Dënimi erdhi falë provës televizive.

Top Channel