Vettel: Do flas italisht kur të jem tek Ferrari

03/02/2011 09:35

Kampioni në fuqi i botës në Formula 1, Sebastian Vettel, mendon gjithmonë e më shumë për Ferrarin.

Në shumë intervista gjermani ka shprehur dëshirën e tij për të pilotuar makinën italiane duke thënë se të qenit pjesë e skuderisë së Maranello është një ëndërr për të gjithë pilotët.

Në një intervistë për RAI ditën e djeshme, Sebastian Vettel, pyetjes nëse këtë vit do ta ketë më të lehtë fitimin e titullit iu përgjigj me frazat e zakonshme si “rivalët janë të fortë, duhet të punojmë shumë…” Gazetarja i kërkoi të përgjigjej në italisht, gjuhë të cilën gjermani e ka mësuar gjatë qëndrimit të tij në skuderinë Toro Rosso.

“Jo, jo. Italisht do të përgjigjem kur të jem tek Ferrari”, u përgjigj Vettel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA