Shpërthen në flakë Ferrari i Massa-s

03/02/2011 17:00

Ferrari përfundoi brenda 38 minutash provat në ditën e tretë në Valencia, pasi makina e Felipe Massa-s shpërtheu në flakë, gjatë mesditës së sotme.

Tubi i vajit u thye dhe makina doli nga pista ndërsa ishte në kthesë, duke ofruar një spektakël aspak të bukur të makinës së re F150.

Një ditë më parë, Alonso arriti të ishte më i shpejti në pistë, por është e qartë që mekanikët duhet të punojnë ende shumë në aspektin e besueshmërisë së mjetit.

Spanjolli nuk morri pjesë në ditën e tretë të provave. Tmerrësisht zhgënjyese provat Jarno Trulli-t me Lotus Renault. Një makinë shumë e rëndë dhe e vështirë për t’u drejtuar, Lotusi përfundoi në çdo xhiro disa sekonda pas kohës më të mirë.

Nga ana tjetër, shumë të shpejtë u treguan Robert Kubica dhe shtatë herë kampioni i botës, Michael Schumaker, me kohën e tretë dhe të katërt më të mirë të ditës. Më i shpejti ishte Suttil, i cili regjistroi kohën 1’13”201 me Force Indian e tij.

Top Channel