Robben i kërkon falje Muller-it

03/02/2011 14:00

Arjen Robben i ka kërkuar falje gjermanit Thomas Muller për debatin e ashpër që patën në ndeshjen e fundjavës së kaluar ndaj Werder Bremen.

Hollandezi i vuri duart në fyt dhe më pas goditi me grusht sulmuesin gjerman për shkak se ky i fundit ishte ankuar për një pasim të pasaktë të mesfushorit.

“Nuk ishte një veprim i bukur nga ana ime. Kam folur me Muller dhe gjithçka është zgjidhur”, tha Robben.

Top Channel