Pato, gjithmonë e më larg Milanit

03/02/2011 17:35

Milani duket gjithmonë e më i bindur për shitjen e talentit të tij, Alexandre Pato, pasi pavarësisht talentit të padiskutueshëm, braziliani ka luhatje të mëdha në paraqitjet e tij.

Sipas asaj që raporton rrjeti informativ “Mediaset”, pronë e presidentit të Milanit, Silvio Berlusconi-t, një tjetër problem janë marrëdhëniet aspak të mira misi “Patokut” dhe Zlatan Ibrahimovic-it.

Nëse kuqezinjtë do të vendosin të nxjerrin në merkato 21-vjeçarin, Chelsea dhe Barcelona janë të gatshme të paraqisin oferta të çmendura për të.

Marrëdhëniet e mira të Milan-it me Balotelli-n bëjnë që ai të shihet gjithmonë e më shumë si zëvendësuesi i Pato-s në “San Siro”. Shitja e brazilianit do të siguronte fonde të mjaftueshme për të blerë italianin dhe shlyerjen e kësteve për 24 milion eurot e shpenzuar për Ibrahimovic-in.

Top Channel