Dominoja e vendeve arabe

03/02/2011 18:35

Gjithçka filloi me rrezimin e presidentit Zine al-Abidine Ben Ali ne Tunizi. Protestat me te medha prej dekadash te tera ne vend, detyruan kreun e shtetit te merrte arratine e te largohej drejt Arabise Saudite.

Por ato arriten me shume se kaq. Arriten te tregonin se sado qe dukej i tille, regjimi nuk ishte i pathyeshem. Nuk eshte rastesi qe brenda pak javesh, ethet e demonstratave perfshine te gjithe boten arabe duke bere te diskutohet deri per nje efekt domino, te ngjashem me kolapsin e qeverive komuniste te Europes Lindore ne 1989-ten.

Po cilat jane vendet e perfshira dhe c’eshte me e rendesishmja, cila eshte mundesia e nje ndryshimi real?

Egjipti

Forca dhe soliditeti tradicional i shtetit te Egjiptit e kane bere kolapsin e tij te paimagjinueshe, thote BBC. Te pakten deri tani. Ne ndryshim nga Tunizia, qytetaret ketu perballen vec kushteve tejet te veshtira ekonomike e korrupsionit gerryes, edhe me mundesite e pakta per te shprehur hapur pakenaqesine ndaj sistemit politik. Ky frustrim i akumuluar ne kohe, ne 25 janar, shpertheu. Njerezit dolen ne rruget e Kajros dhe qyteteve te tjera ashtu sic nuk ishte pare me qe prej revoltes se bukes ne vitet ’70. Perkrah flamujve egjiptjane, disa prej protesutesve valëvisnin edhe flamurin e Tunizisë. Demonstratat dhe përleshjet e përditëshme e kane vene vertet ne shenjen e pikepyetjes regjimin e Hosni Mubarakut. Qe ndryshimi ne Egjipt eshte i pashmangshem, kjo nuk vihet me ne diskutim. Ceshtja eshte se per cfare lloj ndryshimi do te behet fjale.

Jemeni

Zemerimi ndaj varferise ne rritje dhe mungeses se lirive politike do te zbrazej ne rruget e Jemenit, ku presidenti Ali Abdullah Saleh, ne pushtet prej dekadash, deklaroi se nuk do te rikandidoje me dhe as nuk do t’ia dorezoje pushtetin te birit, sic ndodh rendom. Pra “jo kalim pushteti, jo trashegimi, jo kthim te ores prapa” – keto ishin ne thelb premtimet e tij, pasoje e presionit qe solli nje dite e vetme demonstrash, 27 janari, kur dhjetera mijera jemenite u derdhen ne rruget e kryeqytetit Sana me thirrjet per doreheqjen e tij. Qeveria liroi gjithashtu 36 vete te burgosur per pjesemarrjen ne trazira. Por nga ana tjeter, presidenti u rriti rrogat punonjesve te administrates shteterore dhe personelit te forcave te armatosura, hap ky i ndermarre ne dukje per te siguruar besnikerine e tyre te plote.

Algjeria

Kur protestat e dimrit pershkallezoheshin ne Tunizi, fqinji i saj perendimor, Algjeria, perjetonte trazirat e saj, ne shkalle me te vogel sigurisht, por mjaftueshem per te percjelle mesazhin se vala e rebelimit popullor kishte mberritur edhe atje. Ashtu si ne Tunizi, edhe ketu shkendijen e dhane problemet ekonomike, sidomos rritja e skajshme e çmimit te ushqimeve.

Libia

Pas 41 vjetesh ne pushtet, kolonel Muammar Gadaffi eshte njeriu qe ka qendruar me gjate ne pushtet ne Afrike dhe Lindjen e Mesme, e po keshtu edhe nje nga me autokratet. Kur degjoi per rrezimin e Ben Alise, ai beri kete koment: “Asnje me mire se Zine nuk e qeveris dot Tunizine. Ai vend tani jeton ne frike”. Te tilla pohime tingelluan si pasqyrim i nervozizmit te atij vete nga mundesia e nje efekti domino. Protestat e cdo lloji ne Libine hermetike jane rreptesisht te ndaluara, por ka patur raporte per trazira ne qytetin e al-Bayda-s.

Jordania  

Ne vazhden e protestave te medha qe perfshine te gjithe vendin, mbreti Abdullah shkarkoi qeverine e tij ne 1 shkurt dhe urdheroi kryeministrin e ri te kujdeset per implementimin e reformave politike. Pakenaqesia qe buron prej varferise dhe papunesise se larte, edhe ketu, si ne vende te tjera te rajonit, ka hedhur rrenje. Por ne ndryshim prej tyre, nuk kerkohet rrezimi i monarkut, ndonese as caktimi i Bakhit kryeminister, nuk eshte i mirepritur.

Maroku

Veshtiresite ekonomike dhe korrupsioni galopant ne qarqet pushtet-mbajtese eshte arsyeja qe po ben te zieje edhe Maroku. Nje goditje e rende per reputacionin e vendit ishin edhe publikimet e Ëikileaks, qe nxorri ne drite akuzat e korrupsionit masiv sidomos ne ceshtjet e biznesit te familjes mbreterore. Por vendi qe ashtu si Egjipit dhe Algjeria, lejon nje fare lirie te kufizuar te fjales, deri tani ka arritur ti frenoje protestat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA